Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë, menaxherja e hotelit: Parametrat e pishinës ishin ‘ok’

1 Dhjetor 2021, 21:27 Nga DOSJA
Vdekja e 4 turistëve rusë, menaxherja e hotelit: Parametrat e

TIRANË – Menaxherja e hotelit “Gloria Palace” Xhuliana Pole foli për vdekjen e një familjeje ruse në datën 15 tetor. Emisioni “Në shënjestër” i “News 24” zbuloi dëshminë e saj të dhënë pas ngjarjes së rëndë.

Pole shprehet se ka hyrë në pishinën e hotelit në orën 16:30 të asaj dite dhe konstatoi se gjithçka ishte në rregull me temperaturën e ambinetit, higjenën dhe temperaturën e ujit. Më tej, ajo shton se familja ruse me 4 persona hyri në pishinë në orën 20:30 dhe pas gjysmë, kur recepsionistja shkoi për të pyetur sërish turistët, i gjeti të vdekur.

“Unë rreth orës 16.30, të datës 15 tetor, kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambienteve të pishinës. Ku kemi kontrolluar temperaturën e ambientit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve. Higjienën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA çdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë futur në ambientet e SPA rreth orës 20:30. Vajza e recepsionit ka shkuar për të qëndruar dhe për t’u afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për asgjë dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për t’i pyetur nëse u duhej ndonjë gjë, dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambientet e pishinës”, tha ajo.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri zbuloi se në trupin e viktimave është gjetur monoksid karboni në masën 75%. Megjithatë, Prokuroria ka kërkuar ndihmën e Shërbimit Informativ të Ushtrisë për të kryer një eksperiment, i cili do të konfirmojë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin “Gloria Palace” në Qerret të Kavajës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdekja e 4 turisteve ruse vdekja e 4 turisteve ruse

Sondazh

Poll