Sport

Gagliardini-Lautaro, gjithçka e lehtë ndaj Spezias: Inter vazhdon të “vrapojë”

1 Dhjetor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Gagliardini-Lautaro, gjithçka e lehtë ndaj Spezias: Inter vazhdon

ITALI- Inter fiton ndaj Spezia-s në javën e 15-të të Serie A. Kampionët e Italisë mundin Spezian me shifrat 2-0 duke marrë fitoren e tretë rradhazi dhe duke iu afruar kreut. Siparin e golave e hapi Gagliardini në minutën e 36-të.

Ndërkohë, për të dyfishuar gjithçka mendoi Lautaro Martinez. Në minutën e 58′ arbitri i ndeshjes akordoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë e penalltisë goditi argjentinasi që vulosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj u aktivizua përgjatë 90 minutave. Inter ngjitet provizorisht në vendin e dytë të Serie A me 34 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter manaj spezia inter manaj spezia

Sondazh

Poll