Sport

Xhudistja Pinot rrihet nga partneri dhe ish-trajneri i saj: “Pashë vdekjen me sy!”

1 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA

FRANCE – “Vdekja më preku”, këto janë fjalët me të cilat Margaux Pinot, kampione olimpike dhe fituese e Europës në kategorinë nën 70 kg, hap intervistën e saj në “Le Parisien”.

Në natën mes të dielës dhe të hënës, xhudistja u rrah për vdekje nga partneri i saj dhe ish-trajneri Alain Schmitt, i cili shfryu zemërimin që lindi nga refuzimi i saj për ta shoqëruar atë për të trajnuar ekipin e xhudos për femra në Izrael. Thirrja e komshiut, që lajmëroi policinë ka shpëtuar vajzën.

Alan Schmitt përfundoi në burg për rreth 48 orë dhe do të gjykohet të martën përpara gjykatës së Bobigny. Margaux Pinot u dërgua në spitalin Bobigny’s Avicenne me një prognozë prej 8 ditësh. Sipas njerëzve të afërt, ajo ende nuk mund të hapë sytë.

Trajneri kishte njoftuar francezes vendimin e tij për të zbritur në Izrael. Margaux nuk e pranoi propozimin, asaj nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ideja për t’u larguar nga Franca, gjë që i dashuri i saj nuk e ka pranuar. Kështu një breshëri grushtash kanë rënë në fytyrën e atletes së re.

Edhe pse e kapur në befasi, Margaux arriti të çlirohej, me fytyrën dhe flokët e saj plot gjak, duke arritur të strehohej te fqinji. Fotot tronditëse të postuara pas agresionit, me një fytyrë e fryrë dhe sy të ndyrë, pa atë dritë dhe entuziazëm që kanë shënuar karrierën e kampiones franceze.

Për Schmitt, sanksioni do të jetë shembullor, pasi ka kaluar seanca të tëra stërvitore, duke i përsëritur sportistes së tij: “nuk do të jesh kurrë i fortë sa një burrë”. Por në fund Margaux u tregua më e fortë.

B.T (Dosja.al)

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alan schmitt përfundoi në burg dhuna ne france ish-trajneri alain schmitt kampione olimpike dhe fituese e europës në kategorinë nën 70 kg karrierën e kampiones franceze le parizien margaux pinot në “le parisien” proteste ne paris të postuara pas agresionit vdekja më preku alan schmitt përfundoi në burg dhuna ne france ish-trajneri alain schmitt kampione olimpike dhe fituese e europës në kategorinë nën 70 kg karrierën e kampiones franceze le parizien margaux pinot në “le parisien” proteste ne paris të postuara pas agresionit vdekja më preku

Sondazh

Poll