Sport

Për Ronaldinhon koha ka ndaluar, tre gola dhe spektakël në një ndeshje bamirësie

1 Dhjetor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Për Ronaldinhon koha ka ndaluar, tre gola dhe spektakël në

BRAZIL-41 vjeç, por i njëjti klas si dikur kur magjepste stadiumet më të mëdha të Europës. Ronaldo de Assis Moreira, për të gjithë i njohur si Ronaldinho, shkëlqeu në mbrëmjen e Estadio Rei Pele në Maceió në Brazil gjatë një ndeshje bamirësie në të cilën ai mori pjesë: tre gola, por një realizim ishte përallor.

Për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Milanit koha duket se ka ndalur përfundimisht. Ronaldinho më pas postoi në profilin e tij në Instagram një video me golat e tij të mbrëmjes: “Faleminderit të gjithëve që ishin të pranishëm në Game of Joy 2021 këtu në Maceió!!!”, ka shkruar ai. “Ishte kënaqësi të shihja kaq shumë artistë, të merrja pjesë në këtë festë dhe gjithashtu të ndihmoja të tjerët…

 

 

 

A post shared by Ronaldo de Assis Moreira (@ronaldinho)

Ndoshta do të mund të luanim akoma pak në fushë…”, përfundoi ai me ironi. E sigurt është se mbrëmja në Estadio Rei Pele ishte shumë e veçantë, padyshim falë tij, një prej lojtarëve më brilantë që është parë ndonjëherë në fushat e futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brazil ronaldinho brazil ronaldinho

Sondazh

Poll