Sport

Britanikja Johanna Konta “befason” me lamtumirën nga tenisi, në moshën 30-vjeçare…

1 Dhjetor 2021, 16:38 Nga DOSJA

ANGLI – Ish-numri 1, britanikja Johanna Konta, ka njoftuar tërheqjen e saj shokuese nga tenisi profesionist në moshën 30-vjeçare. Në një deklaratë në Twitter të titulluar “Mirënjohje”, gjysmëfinalistja e Wimbledon 2017 përshkroi se si arriti të “jetonte ëndrrat e saj” dhe e konsideroi veten “tepër me fat”, pavarësisht nga një 2021 zhgënjyese e lënë në hije nga problemet e shkaktuara nga Covid.

Konta, e cila arriti një renditje të lartë të karrierës në vendin e katërt në botë, zbuloi në gusht se nuk ishte e sigurt, nëse duhej të merrte vaksinën kundër Covid-19, pasi hodhi poshtë vaksinën përpara se të dilte pozitive, duke shtuar se Covid e kishte prekur atë fizikisht dhe mendërisht.

Konta me origjinë australiane, e cila e ndryshoi besnikërinë dhe iu bashkua Britanisë së Madhe në vitin 2012, gjithashtu ka treguar së fundmi, se ajo ka pasur ‘rrahje zemre’ dhe se ndihet ‘e dridhur’ gjatë ndeshjeve.

“Ndonjëherë kam rrahje zemre. Në thelb, rrahjet e zemrës ime shpejtohen pa asnjë arsye. Ndihem pak e trullosur. Hera e parë që ndodhi ishte në Birmingham në vitin 2017; hera e dytë ishte në Pekin në 2018. Hera e tretë ishte tre muaj më pare, kur po bëja stërvitje në balte në shtëpinë time në Londër. Pra, nuk do të thosha se ka një emërues masiv të përbashkët. Ka pasur situata stresuese dhe situata pa stres”.

Në njoftimin e lajmit për pensionimin e saj, Konta shkroi një deklaratë emocionuese në rrjetet sociale, duke thënë: “Mirënjohje. Kjo është fjala që ndoshta e kam përdorur më shumë gjatë karrierës sime dhe është fjala që mendoj se e shpjegon më së miri në fund”.

Kur u pyet Konta nëse ishte penduar që nuk e mori vaksinën, ajo tha: “Nuk e di, nuk jam shumë e sigurt”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport "tepër me fat" britanikja johanna konta britanisë së madhe në vitin 2012 hodhi poshtë vaksinën ishte në birmingham ka njoftuar tërheqjen e saj shokuese nga tenisi profesionist kam rrahje zemre kundër covid-19 shtëpinë time në londër si arriti të "jetonte ëndrrat e saj" "tepër me fat" britanikja johanna konta britanisë së madhe në vitin 2012 hodhi poshtë vaksinën ishte në birmingham ka njoftuar tërheqjen e saj shokuese nga tenisi profesionist kam rrahje zemre kundër covid-19 shtëpinë time në londër si arriti të "jetonte ëndrrat e saj"

Sondazh

Poll