Sport

Katari hap “dyert” edhe për homoseksualët në Kupën e Botës 2022

1 Dhjetor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Katari hap “dyert” edhe për homoseksualët në

KATAR – Duke u përballur me polemikat mbi të drejtat e njeriut, komiteti organizativ i Kupës Botërore të Katarit 2022, përmes drejtorit të tij ekzekutiv, Nasser al Khater, është shprehur i hapur për homoseksualët në Botërorin e ardhshëm.

“Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur në Katar, askush nuk është i pasigurtë prej nesh. Por duhen evituar shfaqjet publike të dashurisë, të cilat janë të neveritshme. Është i vetmi tregues për t’u respektuar, pastaj secili mund të jetojë jetën e tij,”– ishin fjalët e tij.

Përgjigja i erdhi drejtpërdrejt futbollistit australian, i cili doli muajin e kaluar, duke u shprehur se ai do të “kishte frikë të shkonte të luante Kupën e parë të Botës në një vend arab, ku homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje”.

Ditët e fundit, shoqata britanike ‘Kick It Out’ kishte akuzuar ‘BeIn Sport’, transmetuesin televiziv të Katarit, për nxitjen e homofobisë dhe ftesën ndaj futbollistëve myslimanë të Premier League për të bojkotuar nismën e ‘dantellave të ylberit’, pasi homoseksualiteti është “i papajtueshëm” me Islamin.

Al Khater, i intervistuar nga ‘CNN’ dhe ‘Independent’, foli për situatën e të drejtave të njeriut, në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se “homoseksualët mund të vijnë në Katar si çdo tifoz tjetër dhe ata mund të sillen si çdo person tjetër. Ajo që them unë, thjesht, është se nga pikëpamja e perceptimit të afektivitetit në publik, e jona është një shoqëri konservatore”.

Sipas ligjit të sheriatit, homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje, por shoqatat e të drejtave të njeriut theksojnë, se nuk ka prova për dënime me vdekje të kryera për këtë arsye. Martesat e homoseksualëve, bashkimet civile dhe propaganda janë të ndaluara në çdo rast. “Ne e dimë se Kupa e Botës është një fazë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”,- përfundoi Al Khater.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #katar2022 askush nuk është i pasigurtë prej nesh botërorit të “katar 2022” dita nderkombetare kunder homofobise do të ishte i mirëpritur në katar duhen evituar shfaqjet publike të dashurisë i vetmi tregues për t'u respektuar komiteti organizativ i kupës botërore të katarit 2022 mbi të drejtat e njeriut nasser al khater pasi homoseksualiteti për nxitjen e homofobisë përmes drejtorit të tij ekzekutiv secili mund të jetojë jetën e tij #katar2022 askush nuk është i pasigurtë prej nesh botërorit të “katar 2022” dita nderkombetare kunder homofobise do të ishte i mirëpritur në katar duhen evituar shfaqjet publike të dashurisë i vetmi tregues për t'u respektuar komiteti organizativ i kupës botërore të katarit 2022 mbi të drejtat e njeriut nasser al khater pasi homoseksualiteti për nxitjen e homofobisë përmes drejtorit të tij ekzekutiv secili mund të jetojë jetën e tij

Sondazh

Poll