Sport

Mancini, kandidaturë për pankinën e United, nëse nuk shkon në “Katar 2022”…

1 Dhjetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Mancini, kandidaturë për pankinën e United, nëse nuk shkon

ANGLI – Ata e kishin provuar pas shkarkimit të Solskjaer, sipas ‘Bild’, por Roberto Mancini i kishte refuzuar.

Tani ‘Telegrafi’ po rilançon: Manchester United, i drejtuar përkohësisht deri në fund të sezonit nga Ralf Rangnick, ka nisur që tani të mendojë për trajnerin e kombëtares italiane për sezonin e ardhshëm, kur gjermani do të largohet nga pankina, për të kaluar në një rol menaxherial.

Emri i Mancios është pjesë e një grupi kandidatësh për të drejtuar United për një kohë të gjatë. Gjithçka padyshim do të varet nga rezultati i “play-off”-it për të shkuar në finalet e botërorit “Katar 2022”.

Italia, e cila do të duhet të luajë finalen kundër Portugalisë në Lisbonë, rrezikon seriozisht të dalë jashtë kompeticionit kryesor botëror për të dytën herë radhazi.

Pavarësisht një kontrate që e lidh atë me kombëtaren deri në vitin 2026, e ardhmja në krye të pankinës së “azzurrëve” e Mancinit, është e lidhur fatalisht me kualifikimin apo jo në kampionatin botëror. Nëse ai mbetet jashtë, është e mundur që gjithçka mund të pësojë një përmbysje, e cila mund ta lirojë trajnerin aktual.

Zgjedhja e United, pavarësisht të shkuarës te City, do të ishte një nga më tërheqëset në rast se Roberto Mancini do të mbetej pa ekip. Për “Djajtë e Kuq” do të ishte një nga kandidatët kryesorë, për stolin e sezonit 2022-2023, së bashku me Pochettino dhe Rodgers.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajtë e kuq” kundër portugalisë në lisbonë manchester united ralf rangnick roberto mancini i kishte refuzuar stafi teknik i roberto mancinit zgjedhja e united “djajtë e kuq” kundër portugalisë në lisbonë manchester united ralf rangnick roberto mancini i kishte refuzuar stafi teknik i roberto mancinit zgjedhja e united

Sondazh

Poll