Sport

Grealish: “Të luash për Cityn, është më e ndërlikuar nga sa mendoja”

1 Dhjetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Grealish: “Të luash për Cityn, është më e

ANGLI – Jack Grealish pak muaj më parë u largua nga Aston Villa tij e dashur për të nënshkruar me Manchester Cityn e Guardiolës (për 117 milionë euro) dhe për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e tij.

Por ajo që Grealish nuk e mendoi, është se ai do të kishte kaq shumë vështirësi në aventurën e tij të re. Në një intervistë për ‘Daily Telegraph’, lojtari i kombëtares angleze ka shpjeguar se ka disa arsye, nëse në 15 ndeshje me Cityn ai ka shënuar vetëm dy gola dhe dhënë tre asistime.

“Po has më shumë vështirësi nga sa mendoja. Nuk po luaj si vitin e kaluar, por zakonisht nuk dyshoj në aftësitë e mia. Dhe jo, nuk jam i shqetësuar për atë që City pagoi për mua,”– është shprehur Jack Grealish.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur përgjigja nga trajneri tij i ri, Pep Guardiola, i cili nuk ka dyshime për vlerën e futbollistit britanik: “Të gjithë lojtarët e rinj kanë vështirësi, është normale. Ambienti është i ri dhe tani ai ka shokë të tjerë. Një lojtari me cilësinë e tij teknike, thjesht duhet t’i jepni kohë.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aston villa tij e dashur chelsea kundër manchester city jack grealish pak muaj më parë kaq shumë vështirësi lojtarët e rinj kanë vështirësi lojtari i kombëtares angleze me manchester cityn e guardiolës nuk po luaj si vitin e kaluar pep guadiola të thotë për ‘daily telegraph’ për trajnerin pep guardiola aston villa tij e dashur chelsea kundër manchester city jack grealish pak muaj më parë kaq shumë vështirësi lojtarët e rinj kanë vështirësi lojtari i kombëtares angleze me manchester cityn e guardiolës nuk po luaj si vitin e kaluar pep guadiola të thotë për ‘daily telegraph’ për trajnerin pep guardiola

Sondazh

Poll