Sport

Emanuel Egbo, kandidat për në pankinën e kombëtares së Nigerisë…

1 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Emanuel Egbo, kandidat për në pankinën e kombëtares së

NIGERI – Federata Nigeriane e Futbollit po mendon për trajnerin, që do të zëvendësojë gjermanin Gernot Rohr.

Mediat vendase flasin për trajnerin serb, Mladen Krstajic, megjithatë kanë të shumtë ata që mendojnë se ndoshta duhet të rikthehen tek emrat e trajnerëve nigerianë, që kanë marrë eksperiencë jashtë dhe kanë bërë mirë.

Mes 4 emrave që vendasit përmendin, është edhe ai ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, njeri i cili i dha bardhebluve të kryeqytetit titullin e 25-të të kampionevë të Shqipërisë.

Ish-portieri bardheblu ka qenë dikur edhe pjesë e kombëtares së vendit të tij, veç eksperiencës së gjatë që ka kaluar në kampionatin shqiptar, si lojtar dhe kryesisht si trajner portierësh.

Ndërkohë, që titulli i fituar nga bardheblutë me Egbonë në krye, ka bërë jehonë të madhe edhe në vendin e tij, aq sa e përfshijnë atë në listën e trajnerëve kandidatëve për kombëtaren e Nigerisë, së bashku me nigerianët e tjerë si Sunday Oliseh, Kenedy Boyoe, Joseph Jobo dhe së fundmi Emanuel Egbo.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ish-trajneri i tiranës duhet të rikthehen tek emrat e trajnerëve nigerianë emanuel egbo ish-portieri bardheblu mediat vendase flasin për trajnerin serb për kombëtaren e nigerisë pjesë e kombëtares së vendit të tij po mendon për trajnerin së fundmi emanuel egbo ai ish-trajneri i tiranës duhet të rikthehen tek emrat e trajnerëve nigerianë emanuel egbo ish-portieri bardheblu mediat vendase flasin për trajnerin serb për kombëtaren e nigerisë pjesë e kombëtares së vendit të tij po mendon për trajnerin së fundmi emanuel egbo

Sondazh

Poll