Aktualitet

Rasti i Beratit alarmoi vendin, Kushi: Mësuesit e dënuar ndalohen nga shkollat

1 Dhjetor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Rasti i Beratit alarmoi vendin, Kushi: Mësuesit e dënuar ndalohen nga

TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka firmosur një udhëzim, i cili ndaolon çdo mësues të dënuar për vepra penale kundër të miturve, që të ushtrojë profesionin e tij. Bashkë me dokumentin e firmosur, ministrja Kushi shkruan se vendimi është marrë duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në Berat, e cila ‘rrëmbeu’ vëmendjen e gjithë opinionit publik.

“Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore. Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Rasti i Beratit, të cilit i referohet ministrja, ka të bëjë me punësimin e 62-vjeçarit Ëngjëll Bregu si mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit. Emërimi i tij shkakoi reagimin e prindërve, pasi ai ishte dënuar më parë për pedofili, ndaj të gjithë të shqetësuar për fëmijët e tyre, kërkuan shkarkimin e tij nga detyra.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ëngjëll bregu evis kushi ëngjëll bregu evis kushi

Sondazh

Poll