Aktualitet

U vra para një karburanti në Greqi, biznesmeni shqiptar mbante dokumente false

1 Dhjetor 2021, 17:31 Nga DOSJA
U vra para një karburanti në Greqi, biznesmeni shqiptar mbante

GREQI – Operacioni madhor i zbulimit të një organizate kriminale policësh grekë që falsifikonin dokumente identifikimi ka çuar në lidhje me vrasjen e Marius Dhiamandit, pronar i një pike karburanti në Tebë, të cilit iu bë attentat mafioz një javë më parë.

Sipas mediave helene, Marius Dhiamandi kishte falsifikuar identitetin e tij duke u paraqitur si një emigrant nga ish-Bashkimi Sovjetik. Grupi kriminal me 34 policë kryenin operacionet e ndryshimit të identiteteve të personave me rekorde kriminale në Greqi duke u kërkuar shuma parash për të pastruar të dhënat e tyre personale.

Policia bëri lidhjen mes dy vrasjeve të ndodhura në muajin nëntor në Greqi: atë të Dhiamandit dhe të një falsifikatori dokumentesh identifikimi, që rezultoi se bënte pjesë në skemën me 34 punonjës të policisë. Ndër të tjera, mediat fqinje raportojnë se Dhiamandi identifikohej si Stergios Mazvenidis.

Në lidhje me operacionin e sotëm policor, raportohet se grupi kriminal ka qarkulluar 5 milionë euro në 8 vite nëpërmjet tjetërsimit të identiteve. Gjatë operacionit, u sekuestruan 600 mijë euro, nga të cilat, 320 mijë euro ishin future në kasafortë. Në këtë aksion, u arrestuan gjithsej 20 persona, mes tyre 9 oficerë të rendit.

Sipas të dhënave të mediave greke, thuhet se shumica e “klientëve” të këtij grupi kriminal ishin shqiptarë. Ata duhej të paguanin 30 mijë euro për çdo porosi.

Biznesmeni Marius Dhiamandi u ekzekutua para karburantit të tij mbrëmjen e 16 nëntorit në Tebë të Athinës. Një person në automjet e plagos fillimisht dhe më pas e godet sërish me armë në kokë. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe punonjësi i karburantit Juxhin Bajrami. Policia greke po heton në pistat e prishjes së pazareve të drogës, pasi viktima ishte skeduar më herët për trafik droge.

Marrë nga “Protothema”

SHIKO DHE KËTË:

SKEMA/30 mijë euro për t’i kthyer kriminelët shqiptarë në grekë, në pranga 34 policë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni falsifikim dokumentesh id marius spiro dhiamandi policia greke vritet shqiptari ne greqi falsifikim dokumentesh id marius spiro dhiamandi policia greke vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll