Aktualitet

VD-Bota në ethet e Omicron, Veliaj thirrje qytetarëve: Përqafoni dikë që s’e njihni

1 Dhjetor 2021, 18:50 Nga DOSJA
VD-Bota në ethet e Omicron, Veliaj thirrje qytetarëve: Përqafoni

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndezur sot dritat e pemës në zonën e njohur si Pazari i Ri në kryeqytet. E siç bën çdo vit që prej kur ka marrë detyrën, Veliaj mban një fjalë të gjatë para se të ndezë dritat bashkë me fëmijët e kryeqytetit. Por sot ka lëshuar një “perlë”. Gjatë fjalës së tij, Veliaj i ka këshilluar qytetarët që të takohen e përqafohen me njëri-tjetrin për t’u përfshirë më shumë në shpirtin e festave.


“Dua që para se të largoheni të takoni një njeri që nuk e njihni më para; të përqafoni një njeri që nuk e njihni më para dhe të bëni një foto kujtim me një njeri që e takuar sot për të treguar që Tirana është e fortë, e fuqishme, e dashur dhe më e bukur se kurrë,”-tha Veliaj.

Në kushte normale, ç’të keqe do të kishte këtu? Por nuk jemi në kushte normale, se sipas kryeministrit Edi Rama çdo ditë luftojmë me armikun e padukshëm e jemi në gjendje lufte me koronavirusin. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët që na rrethojnë të gjithë kemi më shumë se 2 vjet që kufizojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës, duke mbajtur distancë për të mos infektuar veten e të tjerët.

Veliaj thotë përqafohuni, ndërkohë që i gjithë globi është përfshirë në ethet e mutacionit të ri Omicron, i cili është 30% më i transmetueshëm se Delta. Për të mos përmendur më pas edhe turmën e njerëzve të mbledhur për të parë nga afër eventin.

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike erion veliaj pandemia e koronavirusit ne shqiperi erion veliaj pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll