Aktualitet

‘Mbledh firma, premton poste në kabinet’/Basha i përgjigjet Berishës: Lajme të rreme

1 Dhjetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
‘Mbledh firma, premton poste në kabinet’/Basha i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me akuzën e tij të bërë nga “Foltorja” e Tropojës. Në rrjetet e tij sociale, Basha i përgjigjet Berishës duke i cilësuar si “lajme të rreme” se numri një i PD-së po mbledh firma për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, duke ofruar poste në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët,”-shkruan Basha.

Në “Foltoren” e sotme në Tropojë, Berisha u shpreh se Basha dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë po mblidhnin firma për Kuvendin e 18 dhjetorit, duke premtuar vende pune dhe poste në kabinetin qeveritar. Për këtë të fundit, Berisha tha se është një provë e bashkëpunimit mes Bashës dhe Ramës. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll