Aktualitet

Testimi për Patrullën e Përgjithshme, Nano: Jepni më të mirën për t’u bërë policë

1 Dhjetor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Testimi për Patrullën e Përgjithshme, Nano: Jepni më të

TIRANË – Testimi i aplikantëve të rinj për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë u përshëndet dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Kreu i policisë shqiptare inkurajoi konkurentët për të kontribuar sa më shumë në aktivizimin me strukturat e rendit.


Në radhë të parë faleminderit që keni pranuar dhe keni vendosur që të na bashkoheni, fillimisht në testim, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Unë paraprakisht ju uroj të gjithëve suksese dhe ju garantoj që procesi do të jetë transparent dhe fitoftë më i miri dhe të fitojnë ata që e meritojnë, kjo për të ecur dhe për të bërë një ndryshim në Policinë e Shtetit, për të përmirësuar radhët, cilësinë dhe profesionalizmin në Policinë e Shtetit.

Jam njohur fillimisht me fazën e parë të testimit. Stafi që monitoronte gjithë testimin tuaj, më ka bërë prezent situatën paraprake, nuk ka patur asnjë problem dhe mua për këtë më vjen mirë, deri më tani.

Paralelisht me strukturat policore ka dhe struktura të tjera që monitorojnë gjithë procesin, ndaj jua rithem me bindje që do të jetë një proces shumë transparent për gjithësecilin nga ju dhe për ne. Kjo na e bën punën më të lehtë për të përzgjedhur ata kandidatë që vërtet arrijnë kuotën e vendosur për t’u bërë pjesë ose për të kaluar në fazën tjetër të testimit.

Ju uroj të gjithëve suksese dhe ashtu siç e kam unë personalisht sfidë drejtimin e Policisë së Shtetit dhe çuarjen përpara të të gjitha projekteve aktuale të Policisë dhe zhvillimin apo fillimin e projekteve të reja, të cilat do të jenë në favor në radhë të parë të të gjithë punonjësve të Policisë, për tua bërë jetën dhe punën më të lehtë, po ashtu edhe krijimin e besimit te komuniteti, gjë që është çelësi kryesor për suksesin tonë.

Ju inkurajoj të jeni të fokusuar, hiqini emocionet, jepni më të mirën tuaj, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Faleminderit!

Ju uroj suksese, punë të mbarë edhe shpresoj të shihemi në fazat e tjera të konkurrimit.

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua testimi me dy grupe për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Sigurisë.

SHIKO DHE KËTË:

Akademia e Sigurisë, publikohen rezultatet e 759 aplikantëve

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll