Aktualitet

Abetarja, Kushi-homologes në Kosovë: Vonesë që teksti të jetë me standarte

1 Dhjetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Abetarja, Kushi-homologes në Kosovë: Vonesë që teksti

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi se proçesi i unifikimit të Abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar si pasojë e punës së madhe që po bëhet për të.

Kushi iu përgjigj homologes së saj në Kosovë Arbërie Nagavci, e cila u shpreh sot se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen e krijimit të një abetareje të unifikuar mes dy vendeve tona.

Natyrisht në kontekstin e ri në të cilin ndodhemi, konteksti i ri social, kulturor, zhvillimi i madh i teknologjisë, revolucioni i madh dixhital na bëjnë të shkojmë drejt një Abetareje të re e cila i merr në konsideratë të gjitha këto ndryshime”, u shpreh ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Më tej, Kushi foli dhe për lapsuset e botuara në librat shkollorë. Ajo theksoi se në janar të vitit të ardhshëm pret rezultatet nga grupet e punës të ngritura për verifikimin e lapsuseve në librat e shkollave.

“Për çdo tekst ne të verifikojmë nëse ka gabime, qofshin lapsuse apo gabime shkencore. Në fillim të muajit janar ne besoj do kemi rezultatet konkrete, raportet e grupeve të punës që pastaj t’i reflektojmë në korrigjimet përkatëse”, përfundoi ministrja Evis Kushi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfabetarja e gjuhes shqipe arbërie nagavaci evis kushi alfabetarja e gjuhes shqipe arbërie nagavaci evis kushi

Sondazh

Poll