Aktualitet

Ja pse Gjergj Luca bën “be” për Ramën, për 10 vite ka marrë kapjen e peshkut ton

1 Dhjetor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Ja pse Gjergj Luca bën “be” për Ramën, për 10

TIRANË– Genc Sejko, ‘njeriu i memve’, ka bërë me dije “arsyen” se përse biznesmeni Gjergj Luca është një nga mbështetësit më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama. Krahas një fotoje të shkrepur nga një takim i sotëm, Sejko shkruan se Luca ka marrë nga Rama për 10 vite ekskluzivitetin për kapjen e peshkut ton në Shqipëri. Në postimin e tij, ai sqaron se çdo peshk i këtij lloji, i cili kapjet nga rrjetat e peshkatarëve në ujrat shqiptare, duke të kalojë fillimisht nga Gjergj Luca.

“Doni të dini se pse Luca i lëpihet Ramës?! Ky i fundit i ka dhënë për 10 vjet ekskluzivitetin Lucës për kapjen e peshkut ton në Shqipëri. Dmth përveç konservave Rio Mare, çdo peshk ton tjetër që peshkohet në Shqipëri duhet të kalojë nëpërmjet Gjergj Lucës në fillim. Prandaj siç thotë Luca. ‘Paguani taksat more barbona!’ PS. Luca ka dhe kuotat e tonit që peshkohet në mesdhe ku realisht është edhe interesi më i madh ku çdo shtet ka kuotat e tij. Këto kuota i janë dhënë ekskluzivisht Lucës,”-shkruan ai.

Këtë që shkruan Sejko, e konfirmon edhe vetë Rama, i cili ka pozuar sot me dy peshq të kapur, pikërisht të llojit ton.

 

Kjo shpjegon edhe pse Luca është shumë i kënaqur nga të gjitha “investimet” e qeverisë Rama, që të paktën për të kanë përfitim. Pikërisht ky detaj tregon pse fermerët janë “barbona” pasi me çdo vit që kalon u ulen investimet dhe u rritet barra fiskale. Nuk kanë ekskluzivitete si Luca.

(K.M/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama genc sejko gjergj luca edi rama genc sejko gjergj luca

Sondazh

Poll