Sport

Al-Khelaïfi i mbyll “derën” Zidanes: “Ne kemi një trajner shumë të mirë!”

1 Dhjetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi i mbyll “derën” Zidanes: “Ne kemi

FRANCE “Nuk kemi pasur kontakte me Zidane, ai është një trajner i madh, por ne tashmë kemi një trajner shumë të mirë”.

Pas Leonardos, që ka mohuar një takim me ish-trajnerit të Real Madridin, numri një i parizienëve, Nasser Al-Khelaïfi, në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”, ka shuar përfundimisht zërat për një ulje të mundshme të francezit në pankinën e PSG-së.

Presidenti rinovon besimin te trajneri argjentinas dhe komentoi: “Ai është trajneri ynë, është i lumtur që është me ne dhe ne jemi të lumtur që e kemi. Të gjithëve u duhet kohë”.

Më pas Al-Khelaïfi e përgëzoi Messin për fitimin e “Topit të Artë”, i shtati në karrierën e tij të jashtëzakonshme: “Ne jemi shumë krenarë për të, është “Topi i Artë” i shtatë për të dhe i pari për ne.

Shpresoj që të mos jetë e fundit, kemi lojtarë të tjerë të mëdhenj, edhe Mbappe dëshiron ta fitojë”,- komentoi Al-Khelaïfi, duke i dërguar edhe një mesazh Kylian Mbappe, që skadon në qershor 2022.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai është një trajner i madh al-khelaïfi e përgëzoi messin drejtori i psg leonardo edhe një mesazh kylian fitimin e “topit të artë” kylian mbappe dhe neymar në pankinën e psg-së pas leonardos takim me zinedine zidane zidane njeriu i finaleve ai është një trajner i madh al-khelaïfi e përgëzoi messin drejtori i psg leonardo edhe një mesazh kylian fitimin e “topit të artë” kylian mbappe dhe neymar në pankinën e psg-së pas leonardos takim me zinedine zidane zidane njeriu i finaleve

Sondazh

Poll