Aktualitet

ARRSH dhe IMT bllokojnë daljet e parregullta në Rotondon e Çermës, banorët kundër

1 Dhjetor 2021, 16:45 Nga DOSJA
ARRSH dhe IMT bllokojnë daljet e parregullta në Rotondon e

LUSHNJE- Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kanë njoftuar ditën e sotme bllokimin e të gjitha daljeve të parregullta në aksin rrugor Rotondo e Çermës – Lushnjë. Sipas ARRSH-së dhe IMT-së qëllimi i bllokimit të daljeve provizore nga rruga është ulja e numrit të aksidenteve.

Ndërkohë që për të gjithë banorat dhe bizneset gjatë këtij aksi, u është kërkuar që të aplikojnë për lejen për dalje në autostradë pranë ARRSH-së. Por banorët këtë gjë e kanë refuziar, duke u shprehur se kjo nuk është zgjidhje pasi edhe po të këkojnë leje, dalja në autostradë do të jetë e njejtjë.

Qytetarët e kësaj zone kanë propoziuar ndërtimin e një rruge dytësore nga të dyja anët e autostradës. Për këtë gjë ata kanë nisur dhe një peticion në adresë të kryeministrit dhe deputetëve përfaqësues të Lushnjes.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh imt arrsh imt

Sondazh

Poll