Sport

Pochettino e lë sërish Sergio Ramos në ‘shtëpi’. Arsyeja është e vetme: lodhja…

1 Dhjetor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Pochettino e lë sërish Sergio Ramos në ‘shtëpi’.

FRANCE – Ish-kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Paris SG për ndeshjen e sotme drejt Nice.

Tranjeri Pochettino e ka parë shumë të lodhur pas ndeshjes kundër Saint-Etienne, në të cilën mbrojtësi po kthehej nga një dëmtim i gjatë dhe ku luajti të gjithë ndeshjen.

Prandaj argjentinasi ka vendosur, ta lejë sot të pushojë spanjollin, në mënyrë që ta ketë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës në transferën kundër Lens.

Kështu është shprehur ish-tekniku i Tottenhamit në konferencën për shtyp: “Sergio ishte shumë i lumtur. Por 15 minutat e fundit ishin të vështira për të. Ai nuk kishte luajtur për një kohë të gjatë, kështu që është normale”,- komentoi trajneri.

Në PSG, pra, nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e tij. Ai nuk u thirr për ndeshjen e sotme ndaj Nice vetëm sepse i duhet kohë për t’u rikuperuar, duke pasur parasysh ndalesën e gjatë (ai nuk kishte luajtur që nga gjysmëfinalja e Champions League midis Realit dhe Chelsea).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ish-kapiteni i real madrid ish-tekniku i tottenhamit marquinhos. edhe ramos mbrojtësi spanjoll sergio ramos psg-së për ramos realit dhe chelsea sergio ramos skuadrës së paris sg tranjeri pochettino ish-kapiteni i real madrid ish-tekniku i tottenhamit marquinhos. edhe ramos mbrojtësi spanjoll sergio ramos psg-së për ramos realit dhe chelsea sergio ramos skuadrës së paris sg tranjeri pochettino

Sondazh

Poll