Politike

VD-Berisha kujton fëmijërinë në Tropojë: Tek oda mëkoheshim me dashuri për vendin

1 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
VD-Berisha kujton fëmijërinë në Tropojë: Tek oda

TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë nostalgjik gjatë “Foltores” së Tropojë, duke kujtuar fëmijërinë e tij në Viçidol, ku edhe ka lindur. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se formimin më të madh e ka marrë në odën e burrave, ku shtoi se është “burmosur” me dashurinë për vendin e tij dhe Kosovën.


Doktor si ishte udhëtimi më tha Floriana. Gjysmë qiellor, gjysmë tokësur. I përsëris vetes se çfarë fati të madh pata unë sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës. Në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës, mora diplomën e diplomave. Ekzistonin odat e burrave, nuk kishgte radio as TV, por e gjithë jeta jonë kalonte tek oda tek shkolla. Në odë mëkoheshim me një dashuri për vendin dhe Kosovën. Ishte toka e shenjtë për ata burra. Kosova nuk ekzistonte për diktatorin Enver Hoxha. Për ta ndarë nga Gjakova i vuri emrin rrethi i Tropojës. Në odë jo në shkollë mora dashurinë për vendin. Shkova në shkollë të mesme nga Viçidoli na e bënte në kor gjuhën. Unë isha me fat që linda në Malësi të Gjakovës, më vonë zbulova se kombi lindi nga Kanuni dhe jo nga shkolla. Ata që deformojnë historinë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm shkruan me gjakun e tyre dhe formësuar ndërgjegjen kombëtare. E bënë udhëtimin tim si legjendë, gjysmë tokësor dhe gjysmë qiellor,“-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në vendlindje, foltore me demokratët e Tropojës, masa të forta sigurie

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne tropoje aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne tropoje

Sondazh

Poll