Aktualitet

A ka mbërritur ‘Omicron’ në vendin tonë? Flet Silva Bino: Kemi të dhëna se…

1 Dhjetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
A ka mbërritur ‘Omicron’ në vendin tonë? Flet Silva

TIRANË – Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino ka folur ditën e sotme në lidhje me pyetjen aq shumë të shtruar ditët e fundit nëse kemi apo jo prezencë të variantit të ri të Covid-19 në vendin tonë, ‘Omicron’.

Sipas Binos për sa i përket formave të rënda, natyrisht shtimi i rasteve mund të pasohet edhe me format e rënda, ndërsa shtoi se, ajo çka ka rëndësi është që të vlerësohet ai evitimi i imunitetit qoftë natyror qoftë edhe nga vaksina

“Omicron nga pikëpamja e transmetueshmërisë mendohet që ka një transmetueshmëri të lartë. Mendohet që mund të jetë më i lartë se transmetueshmëria e Deltës, megjithatë edhe kjo mbetet për t’u parë sepse ka nevojë që të vlerësohet se si është transmetueshmëria brenda familjes apo jashtë saj. Për sa i përket formave të rënda, natyrisht shtimi i rasteve mund të pasohet edhe me format e rënda. Ajo çka ka rëndësi është që të vlerësohet ai evitimi i imunitetit qoftë natyror qoftë edhe nga vaksina. Megjithatë kemi të dhëna, jo të gjitha të dhënat e mundshme, por që vaksina ka një efektivitet prandaj është shumë e rëndësishme të vaksinohemi”, tha Bino. (E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid19 ishp omicron silva bino covid19 ishp omicron silva bino

Sondazh

Poll