Politike

Dita botërore kundër HIV-AIDS, Meta:Duhen edukuar të rinjtë, të minimizohet përhapja

1 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Dita botërore kundër HIV-AIDS, Meta:Duhen edukuar të rinjtë,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh në ditën botërore kundër HIV-AIDS. Kreu i shtetit tha të rinjtë duhen edukuar në mënyrë që të minimizohet përhapja e sëmundjes. Meta shton se duhet luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit.

MESAZHI I METËS:

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS kujtojmë jetët e humbura prej saj në vendin tonë, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të minimizuar jo vetëm përhapjen, por edhe luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike hiv-aids ilir meta hiv-aids ilir meta

Sondazh

Poll