Politike

Vrasja e Mateos tek Siguria, Nano: Çalamani ishte hajdut banesash!

1 Dhjetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Vrasja e Mateos tek Siguria, Nano: Çalamani ishte hajdut banesash!

TIRANË– Vrasja e Mateo Vasiut është diskutuar sot në Komisionin e Sigurisë. Ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ai që tha se autori i krimit të tmerrshëm, Klodian Çalamani ishte i skeduar më herët dhe për vjedhje në banesa. Nano shtoi se për të nuk ka pasur kallëzime për abuzim apo ngacmim seksual.

“Në fshatin Grecalli të bashkisë Fier u arrestua Klodian Çalamani se ka vrarë me sende të forta M.V që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton person i evidentur nga policia e shtetit me precedent se gjykata e kishte dënuar me 4 vit burg e është liruar nga burgu Rrogozhine për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Për këtë shtetas ka pasur të dhëna se ka aktivitet kriminal në fushën e vjedhjes së banesave, bagëtive në fshat, që kanë qene pas verifikimeve Për autorin pas përfundimit të dënimit s’ka pas informacion si i dyshuar për vepra penale në abuzim seksual, apo dhunë në familje,”- tha Nano ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll