Politike

“A je tu ardh 5 minuta, a si e ke punën”, Ymer Lala në përgjime me Gjiknurin (Audio nr.9)

19 Qershor 2019, 20:43 Nga DOSJA
“A je tu ardh 5 minuta, a si e ke punën”, Ymer Lala në

TIRANË– Media gjermane Bild ka publikuar ditën e otme 10 përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Në audion e nëntë, dëgjohet teksa Ymer Lala që nga Bild cilësohet si bosi i mafias në Dibër, flet me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

Lala i kërkon Gjuknurit që të pinë kafe te lokali i tij për të vendosur ndarjen e monitorimit të tendave.

Biseda e plotë në përgjimin nr.9

Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, a si e ke punën
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala:  Po e pimë o e pimë dhe kafen…po thashë kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e tendave.
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot
Imer Lala:  Eee. Po, mos u vono të lutem.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild damian gjiknuri dosja 184 ymer lala 10 pergjimet e reja te bild damian gjiknuri dosja 184 ymer lala

Sondazh

Poll