Politike

“Lëri mora to shkër*ata”, Ymer Lala nxehet me pazaret: I kam mbaru unë këto ‘kafe’ (Audio nr.7)

19 Qershor 2019, 19:32 Nga DOSJA
“Lëri mora to shkër*ata”, Ymer Lala nxehet me pazaret: I

TIRANË– Media gjermane ka publikuar përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në përgjimin numër shtatë të publikuar nga media gjermane Ymer Lala dëgjohet teksa flet me një person të identifikueshëm, por që e thërret Ardi.

Lala e pyet këtë të fundit në lidhje me një person me emrin Basri Vesili, pasi i ka çuar ‘kafen;.

Nga ana tjetër ‘Ardi’ i tregon se ata të Flamur Nokës kanë rrahur dikë në Maqellarë.

Përgjimi numër 7

Lala: Ardi

X: Si je?

Lala: Mire si shkove?

X: O vëlla një Basri Veseli e njohim ne, a i dimë gjë?

Lala: Si?

X:Basri Veseli?

Lala: Po

X: E takova po ska marrë asgje

Lala: Si ka asgjë?

X: A i keni sjellë ndonjë kafe?

Lala: Po i kam mbaruar këto punë.

X: Paske mbaruar punë pra, po ata skane shkuar atje

Lala: Lëri more ata shkërdhata

X: O shok

Lala: Rri rehat se për në atë zonë që është ai e ka çdo gjë nën kontroll

X: Po mirë hajt

Lala: Ku je ti?

X: Në fund të *nuk kuptohet

Lala: Ka ndonjë problem?

X: Jo! E more vësh për dje apo jo?

Lala: Ë?

X: Ata që i kishin rrahur në Maqellarë dje, a i more vesh?

Lala: Jo kush janë ata?

X: I kishin rrahur ku di unë, ata të Flamur Nokës

Lala: Po e shoh në televizor

X: Ishin katër a pesë

Lala: Hajde bos

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild dosja 184 ymer lala 10 pergjimet e reja te bild dosja 184 ymer lala

Sondazh

Poll