Politike

“Votuan për Sheferedin Shehun”, Ymer Lala: Do ia q… robt e shpis, haleja m*tit (Audio nr.6))

19 Qershor 2019, 20:31 Nga DOSJA
“Votuan për Sheferedin Shehun”, Ymer Lala: Do ia q… robt

TIRANË– Media gjermane ka publikuar mbrëmjen e sotme 10 përgjime të reja që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në përgjimin numër 6 dëgjohet Ymer Lala që flet në telefon me një numër të paidentifikuar që e informon se një familje ka votuar për Sheferedin Shehun.

Pas këtij lajmi Lala nxehet dhe ofendon personin që nuk ka votuar ashtu siç do t’i pëlqente atij.

Përgjimi numër 6. 

I panjohuri: Hë bos, si të kam? 

Imer Lala: Naqeta!

I panjohuri: A je mirë? 

Imer Lala: Mirë si je ti? 

I panjohuri: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet për Sheferedin Shehun.

Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë. 

I panjohuri: Po kontrollova tashi, sa ka votuar para 20 minutash.

Imer Lala: Mos u tall? 

I panjohuri: Për kokë të fëmijëve, kam ato që kuptohen. 

Imer Lala: Do ia q… robt e shpisë. 

I panjohuri: Po ia kontrollova unë, se pata lënë një njeri aty. 5 veta kanë qenë tu votu, pyeti të gjithë dhe të 5 kanë votuar për Sherefedinin. 

Imer Lala: Edhe djali i vetë, kështu? 

I panjohuri: Po. 

Imer Lala: Do ta marr në telefon atë halen. Unë ia q…. Kur erdha atje sipër, e thirra. I thashë të shkoj te shtabi edhe të takoj Rremin. Për këto e kupton shqipen apo jo? Se më tha dhe Hasan Begu njëherë shife atë m.tin se çfarë do bëjë. 

I panjohuri: Po jo mor e konfirmova tani. Para 20 minutash ka votu. 

Imer Lala: Ohhh… ia q…. motrën

I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen. Mos u shqetësoni.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild pergjimet e dosjes 184 ymer lal nxehet ymer lala 10 pergjimet e reja te bild pergjimet e dosjes 184 ymer lal nxehet ymer lala

Sondazh

Poll