Politike

Përgjimet e “Bild”, Rama: Janë lojë e rrezikshme, bazë për të shkruar tek prova

19 Qershor 2019, 20:16 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”, Rama: Janë lojë e rrezikshme,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për përgjimet e publikuara nga “Bild”. Nga studio e emisionit “Përballë” me gazetarin Lufti Dervishi, Rama tha se  përgjimet janë një lojë e rrëzikshme.

Kryeminsitri shprehet se ato mund të shkëpusin vëmendjen nga e vërteta, por i cilësoi baza për të shkuar tek prova.

 “Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to. Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk. Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild blerja e votave ne diber dosja 184 edi rama 10 pergjimet e reja te bild blerja e votave ne diber dosja 184 edi rama

Sondazh

Poll