Politike

“Nuk pranoj poshtë 1000”, përgjimi i drejtorit të Policisë me Bekim Krashin dhe Gjiknurin: Tërmet e bëtë (Audio nr.1)

19 Qershor 2019, 18:46 Nga DOSJA
“Nuk pranoj poshtë 1000”, përgjimi i drejtorit të

TIRANË- Media gjermane Bild ka publikuar ditën e sotme 10 përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Në audion e parë dëgjohet drejtori i Policisë së Dibrës që komunikon me telefon Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin.

PËRGJIMI 1

Drejtori i Policisë së Dibrës: Hë djalosh

Bekim Krashi: Ça kemi bo, ça keni bo, e keni mbyt fare? Nuk keni lënë gjë pa bërë, plus ku do jeni. Vetëm tek ne jeni minus 10.

Drejtori: Duhet të kem 1000, poshtë 1000 nuk pranoj.

Krashi: Jo se nuk ke besim tek unë, e ke aty Gjiknurin ma kalo pak

Krashi: Alo

Gjiknuri: Mirëmbrëma

Krashi: E pe ça u bë

Gjiknuri: Tërmet, tërmet, fare

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.b.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild bekim krashi damian gjiknuri dosja 184 pergjimet e reja te bild 10 pergjimet e reja te bild bekim krashi damian gjiknuri dosja 184 pergjimet e reja te bild

Sondazh

Poll