Politike

Zgedhjet në 30 qershor? Carlo Bollino thirrje Edi Ramës: Po luan me zjarrin, vendi po shkon drejt përplasjes

19 Qershor 2019, 18:15 Nga DOSJA
Zgedhjet në 30 qershor? Carlo Bollino thirrje Edi Ramës: Po luan me

TIRANË- Botuesi i i gazetës Shqiptarja.com në një shkrim të tijin po në këtë mediat ka analizuar situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Me titullin “Të gjithë luajnë me zjarrin”, Bolino është i mendimit se zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet bërë në 30 qershor. Ndër të tjera ai i bën thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga 30 qershori.

Ai thotë se nuk ka sens që Edi Rama të vijojë të këmbëngul dhe ta konsiderojë 30 Qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet.

Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile:Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos?”, shkruan gazetari.

Kujtojmë se sot ka pasur dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Pasi në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit carlo bollino edi rama shtyrja e zgjedhjeve zbrasja e kzaz-ve të votimit anulimi i 30 qershorit carlo bollino edi rama shtyrja e zgjedhjeve zbrasja e kzaz-ve të votimit

Sondazh

Poll