Politike

“Po të shkruaj si mik”, Agron Duka i drejtohet me sinqeritet Ramës: Edi, Nano, Meta e Berisha bënë hapa pas. Reflekto se

19 Qershor 2019, 17:14 Nga DOSJA
“Po të shkruaj si mik”, Agron Duka i drejtohet me sinqeritet

TIRANË– Kreu i partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka shkruar një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama. Në një status në rrjetet sociale, Duka thekson se kryeministri duhet të reflektojë.

Ndër rreshta ai i drejtohet Ramës, si Edi dhe vijon më tej duke u shprehur se letrën po ja shkruan një miku me të cilin ka ndarë momente jete.

Në këtë letër Agron Duka , kërkon që Rama të reflektojë pasi do ët bëhet kurban për pushtetin që mban. Ai i vë në duke kryeministrit se e vetmja gjë që i përket vërtet janë nderi dhe familja dhe se nga pushteti do të heqë dorë gjithsesi.

Sipas Dukës mënyra se si Rama do të heqë dorë nga pushteti do të jetë do të jetë domethënëse për interesin e Shqipërisë.

Letra e plotë 

I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keq këshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur.

Goni

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka duka leter rames edi rama agron duka duka leter rames edi rama

Sondazh

Poll