Politike

Deklarat e OSBE-së, Vasili i përvishet Borchard: Ta paskan lexuar Kushtetutën çunat e Shijakut

19 Qershor 2019, 16:40 Nga DOSJA
Deklarat e OSBE-së, Vasili i përvishet Borchard: Ta paskan lexuar

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Teska OSBE-ja dënoi me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, Vasili shprehet se zgjedhjet janë të paligjshme pasi po përgatiten të zhvillohen në kundërshti me dekretin e Presidentit.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili i drejtohet Borchard teksa shkruan se Kushtetutën ja kanë lexuar çunat e Shijakut.

Ish-kreu i grupit parlamentar thekson më tej se nuk do të ketë zgjedhje më datë 30 qershor dhe se dekreti i një Presidenti nuk kundërshtohet.

Borchard ta paskan lexuar Kushtetuten çunat e Shijakut!Borchard-it duket qarte, qe ja kane lexuar kushtetuten çunat e Shijakut ose hajdutet e votave te Dibres.

Do ja kene lexuar me siguri nen tymin e kanabisit nen shoqerine e “çunave me probleme” te furgonit te Gjiknurit. Borchard me qe s’ke degjuar gje merre vesh: nuk ka zgjedhje lokale ne 30 qershor ne Shqiperi.

Kushtetuta e Shqiperise jo ajo e kanabisit qe te kane lexuar ty e thote qarte:Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikes. Ndaj merre Kushtetuten e lexoje dhe hiqe nga duart koven e benzines e te provokimeve.

Mos e njollos OSBE me jeshilen kanabiste se s’ta ka per borxh. Deklarimet provokuese te Borchard jane ato te nje sherbetori te juntes se korruptuar te rilindjes.

Keto deklarime te inkriminuara mbulojne krimet zgjedhore,pasi Borchard nuk ka thene as edhe nje fjale te vetme per hetimet zyrtare te manipulimit kriminal te zgjedhjeve nga rilindja, edhe pasi te vertetat e ketij manipulimi kriminal u bene te ditura boterisht nga BILD dhe VOA.

Borchard do te mbaje pergjegjesi te drejtperdrejte per mashtrimet e tij te vazhdueshme si dhe per lojerat e felliqura per te krijuar nje opozite Fake, totalisht ne sherbim te Rames dhe strategjise se tij te zeze te kapjes se te gjithe pushteteve.

Kushdo,qe u vu ne sherbim te kapjes dhe rrenimit te demokracise ne Shqiperi do te jape llogari,koha ka ardhur….Ç’fajsim nuk ka per kerkend…”- shkruan në statusin e tij Vasili.

Në një deklaratë për mediat OSBE-ja u shpreh se të gjitha proceset politike dhe adminitrative duhet të zhvillohen në përputhje me ligjin.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar”, shkruhet më tej në deklaratë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bern borchardt osbe petrit vasili tensionet ne vend zbrazja e kzaz-ve bern borchardt osbe petrit vasili tensionet ne vend zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll