Aktualitet

VD- Torturuan për vdekje Ilia Karelin/ Gjykata përgjysmon dënimet për gardianët

30 Nëntor 2021, 14:45 Nga DOSJA
VD- Torturuan për vdekje Ilia Karelin/ Gjykata përgjysmon dënimet

GREQI- Gjykata e Apelit të Selanikut ka lehtësuar 12 gardianët e burgurt të Nigritës të dënuar më herët me nga 5 deri 7 vite burg për vrasje përmes torturës së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli. Mediat e huaja raportojnë se gardianët do të bëjnë vetëm tre vite burg. I burgosuri shqiptar Ilia Kareli, u torturua për vdekje në burgun e Nigritës pasi u transferua në Nigrita nga Malandrino në mars të vitit 2014.

Fillimisht Gjykata e Apelit në Selanik i dënoi gardianët me 5 deri në 7 vite burg për kryerjen e disa torturave, në shkallën e krimit.

Duke marrë parasysh raportet e administratës së burgut për sjellje të mirë të gardianëve të dënuar, gjykata morri një vendim të ri duke iu ulur dënimin, deri në 3 vite burg për secilin prej tyre. Me të njëjtin vendim, u shpall i pafajshëm i akuzuari i 13-të roja i burgut, i cili tani thjesht do të jetë i pezulluar nga puna me akuzën e “cënimit të dinjitetit të administratës së burgjeve”.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur gardianët e burgut të Nigritës torturuan për vdekje në formë  “ndëshkimi” të burgosurin 42-vjeçar, Ilia Karelin sepse ai kishte vrarë kolegun e tyre George Tsironis, në burgun e Malandrinos.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit ul denimin ilia kareli vrasja e ilia karelit gjykata e apelit ul denimin ilia kareli vrasja e ilia karelit

Sondazh

Poll