Sport

Topi i Artë i Messit kthehet në skandal, protesta nga lojtarët dhe shumë legjendave

30 Nëntor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Topi i Artë i Messit kthehet në skandal, protesta nga lojtarët

PARIS-Leo Messi fitoi Topin e Artë për të shtatën herë, por nuk kanë munguar polemikat. Jo vetëm Cristiano Ronaldo, por Casillas apo edhe Matthaeus reaguan ashpër.

Në vitin 2021, Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, një trofe që të kaltërve i kishte munguar që nga viti 1993. Një përjetësi, por me Barcelonën fitoi vetëm Kupën e Mbretit dhe në aspektin personal u shpall golashënuesi më i mirë në La Liga. Ai ka bërë shumë pak me PSG deri më tani.

 

Cada vez me cuesta más creer en esto de los premios del fútbol.Para mi,Messi,es uno de los 5 mejores jugadores de toda la historia pero hay que empezar a saber catalogar quiénes son los más destacados al cabo de una temporada. No es tan difícil puñeta!Lo hacen difícil otros! ??‍♂️

— Iker Casillas (@IkerCasillas) November 30, 2021

Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, kampion i botës dhe Europës me Spanjën, me një postim në Twitter ka kritikuar ashpër këtë vendim. Casillas tregon admirimin e tij për Messin, por beson se sot çmimet e futbollit duhet të gjykohen ndryshe: “E kam gjithnjë e më të vështirë të besoj në çmime të tilla, për mua Messi është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por duhet të fillojmë të kategorizojmë se kush është më i jashtëzakonshëm pas një sezoni.”

Fjalë të ngjashme nga Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, i cili shprehet drejtpërdrejt. Pas një ndeshjeje të Champions League ai kishte deklaruar se nuk kishte parasysh çmimet individuale, por duke folur për Topin e Artë ai shtoi: “Për mendimin tim këtë herë çmimi nuk është i drejtë”.

Ndërsa një kampion i madh i së kaluarës, si dhe ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1990, Lothar Matthaus foli për Sky Germany se ai do të preferonte t’ia jepte çmimin Lewandowskit: “Sinqerisht, nuk e kuptoj më. Me gjithë respektin për Messin dhe emrat e tjerë të mëdhenj, askush nuk e meritonte aq sa Lewandowski. Ai theu rekordin e shekullit të Gerd Müller, është sërish në krye të listës së golashënuesve në të gjitha kompeticionet dhe sërish këtë vit ka kaluar të gjithë në nivel kombëtar.”

Ndërkohë nga ana tjetër, sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema kishte braktisur ceremoninë, ndoshta i mërzitur për vendin e katërt. Një vit i jashtëzakonshëm, një ortek golash, kampionati i fituar me Real Madrid dhe Liga e Kombeve me Francën nuk i ndihmuan sulmuesit 34-vjeçar i cili shkroi në Twitter: “Faleminderit të gjithëve që më mbështetën. Unë luaj futboll për ju”, ndërsa në Instagram reagimi ishte shumë më i ashpër: “Luaj për ata që e njohin futbollin”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lewandowski messi topi i arte lewandowski messi topi i arte

Sondazh

Poll