Sport

Paris SG njofton: “Kavilja “KO”, për sulmuesin Neymar 6-8 javë pushim”

30 Nëntor 2021, 06:25 Nga DOSJA

FRANCE Ka rezultuar i rëndë dhe dëmtimi i Neymar, i cili u largua me barelë dhe i përlotur nga ndeshja ndaj Saint-Etienne. Me gjasa ai do ta mbajë larg fushave të lojës për rreth dy muaj.

“Testet e kryera natën e kaluar konfirmojnë, se Neymar Jr vuante nga një ndrydhje e kaviljes së këmbës së majtë me dëmtim të ligamenteve, – raporton PSG. – Pritet që sulmuesi të mos jetë i disponueshëm nga 6 deri në 8 javë. Një përditësim i ri do të bëhet brenda 72 orëve për të sqaruar diagnozën”.

Viti 2021 ka përfunduar këtu për Neymar. Kampioni brazilian do të jetë i detyruar të qëndrojë larg fushave të futbollit të paktën deri në mesin e janarit dhe do të tentojë të rikthehet për ndeshjen e 16 janarit ndaj Brestit.

Ndrydhja e kyçit të këmbës do ta detyrojë atë të humbasë ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice, Lens, Monaco, Lorient dhe Lyon dhe ndeshjen e Champions League kundër Bruges, ndeshja e fundit para fazës së eliminimit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 6 deri në 8 javë dëmtimi i neymar ë humbasë ndeshjet e ligue 1 kundër nice incidenti i parisit kampioni brazilian largua me barelë neymar një ndrydhje e kaviljes së këmbës së majtë 6 deri në 8 javë dëmtimi i neymar ë humbasë ndeshjet e ligue 1 kundër nice incidenti i parisit kampioni brazilian largua me barelë neymar një ndrydhje e kaviljes së këmbës së majtë

Sondazh

Poll