Sport

Cristiano Ronaldo sulmon kryeredaktorin e France Football: “Pascal Ferré gënjen!”

30 Nëntor 2021, 06:08 Nga DOSJA

ANGLI – “Rezultati i sotëm shpjegon atë, që Pascal Ferré tha javën e kaluar. Sikur unë i kisha thënë atij se ambicia ime e vetme ishte të përfundoja karrierën time me më shumë “Topa të Artë” sesa Lionel Messi. Pascal Ferré gënjen, ai përdori emri im për të promovuar veten dhe botimin për të cilin punon.”

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer i zemëruar ndaj kryeredaktorit të “France Football”, përgjegjës për dhënien e “Topit të Artë”. Ditët e fundit, Ferrè kishte deklaruar: “Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të mbyllë karrierën e tij me më shumë “Topa të Artë” se Messi, këtë unë e di sepse ma tha vetë”.

“Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi të tillë prestigjioz të mundë të gënjejë në këtë mënyrë, një mungesë respekti absolut për ata që kanë respektuar gjithmonë “France Football” dhe “Topin e Artë”. Ai gënjeu edhe sot, duke justifikuar mungesën time nga Gala me një karantinë të pretenduar, që nuk ka arsye të ekzistojë”,- ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në Instagram.

“Gjithmonë dua t’i përgëzoj ata që fitojnë, brenda sportit dhe lojës së ndershme, që e ka udhëhequr karrierën time që në fillim dhe e bëj, sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren e vendit tim”,- ka thënë portugezi.

“Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë, apo duan të jenë, futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Përfundoj duke duke thënë, se fokusi im është tashmë te ndeshja e radhës me Manchester United dhe në gjithçka që, së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët tanë, mund të arrijmë ende këtë sezon”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi cristiano ronaldo cristiano ronaldo shenon golin e 700 cristiano ronaldon te real madrid cristiano ronaldos dhe lionel messit kryeredaktorit të “france football” lionel messi pascal ferré gënjeu përdori emri im që pascal ferré tha javën e kaluar ylli argjentinas lionel messi argjentinasi lionel messi cristiano ronaldo cristiano ronaldo shenon golin e 700 cristiano ronaldon te real madrid cristiano ronaldos dhe lionel messit kryeredaktorit të “france football” lionel messi pascal ferré gënjeu përdori emri im që pascal ferré tha javën e kaluar ylli argjentinas lionel messi

Sondazh

Poll