Sport

“Topi i Artë” për Messin, sulmon Papin: “Ka 5 muaj që nuk luan!”

30 Nëntor 2021, 06:19 Nga DOSJA

FRANCE Shumë janë gati të betohen: Messi është fituesi i “Topit të Artë” 2021, i shtati për të në karrierën e tij. Ceremonia në Paris zyrtarizoi dorëzimin e çmimit.

Një vendim që e bëri të lumtur Leon dhe shumë admirues të tij, si Sergio Ramos, nga ky vit partner në PSG, por prej vitesh kundërshtar i Real Madridit:

“Ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. I uroj atij më të mirën”,- është shprehur mbrojtësi spanjoll. Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë qenë kundërt zgjedhjes për të nominuar edhe një herë Messin si futbollistin më të mirë të vitit.

Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i OM, Bayern Munich, Milanit dhe ndër të tjera dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991: “Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Që kur fitoi Kupën e Amerikës çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, tre në Champions League.

Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit, jo nëse e meriton. Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të “Topit të Artë” sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë cilësorë për ta fituar trofeun. Dhe ju e dini se sa e vështirë është të jesh më i miri për një sezon të tërë. Kjo nuk është normale”,– u mbyll ish fituesi i trofeut prestigjoz.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich çfarë ka bërë messi në paris drejtuesit e milanit ish-sulmues i om ish-sulmuesi i milanit kundërshtar i real madridit messi është fituesi milanit nënkuptonte zhvlerësim të “topit të artë” bayern munich çfarë ka bërë messi në paris drejtuesit e milanit ish-sulmues i om ish-sulmuesi i milanit kundërshtar i real madridit messi është fituesi milanit nënkuptonte zhvlerësim të “topit të artë”

Sondazh

Poll