Sport

“Pa respekt”! Ronaldo me të brendshme në Paris, Messi nuk e mban të qeshurën

30 Nëntor 2021, 14:40 Nga DOSJA
“Pa respekt”! Ronaldo me të brendshme në Paris, Messi nuk

PARIS-Nuk ishte një e hënë e këndshme për Cristiano Ronaldon ajo e 29 nëntorit, dita kur e gjithë bota e futbollit u fokusua tek ajo që po ndodhte në Paris. Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë të vitit 2021 katalizoi vëmendjen globale dhe në fund CR7 iu desh të gëlltiste triumfin e rivalit të tij sportiv, Leo Messi, i cili mori në shtëpi çmimin e tij të shtatë.

Por mbrëmja nuk ishte e lehtë për Ronaldon edhe për disa arsye të tjera. Në orët para shpalljes, në fakt, ishte përhapur zëri se sulmuesi 36-vjeçar i Manchester United do të kishte braktisur ceremoninë e Topit të Artë, pasi e dinte tashmë se ai nuk ishte fituesi.

Ronaldo postoi një reagim të ashpër kundër kryeredaktorit të France Football, Pascal Ferré. Gjatë transmetimit të ceremonisë, duke supozuar se e pa atë nga divani në shtëpi – ai duhej të merrte pjesë në një moment të sikletshëm, për të, por edhe për të pranishmit.

 

Unreal disrespect to show this during the ceremony. Even Drogba was asking why this was even shown. pic.twitter.com/apD27ZBi7n

— Xav Salazar (@XavsFutbol) November 29, 2021

Në një moment në ekran u shfaq një foto kopertine të Vanity Fair disa vite më parë, me Ronaldon dhe Drogba me të brendshme duke shfaqur fizikun e tyre.Vetë ish-sulmuesi i Chelseat u shfaq në telashe kur kuptoi se çfarë shfaqej pas tij, duke mos ditur se çfarë të bënte e të thoshte, duke pasur parasysh gjithashtu se fotoja zgjati për disa minuta. “Por pse”, tha ish-sulmuesi, ndërsa Messi, Lewandowski dhe Mbappe nuk e mbanin dot të qeshurën.
Polemikat shpërthyen në rrjetet sociale: “Mos respekt”. Fansat e CR7 dolën në mbrojtje të idhullit të tyre.

 

It really is Ronaldo vs the world man the disrespect is alarming pic.twitter.com/ZwUCqYFW3R

— Diego (Fan) (@ronaldocomps) November 29, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport messi ronaldo topi i arte messi ronaldo topi i arte

Sondazh

Poll