Sport

Gary Lineker, nga Kupa e Kupave, deri te dalja mbathje për ‘përrallën’ e Leicesterit

30 Nëntor 2021, 06:41 Nga DOSJA

ANGLI – “Nëse Leicesteri i Claudio Ranierit fiton Premier Ligën, unë do të shkoj drejtpërdrejt në televizion me të brendshme”. Kështu është shprehur Gary Lineker disa vite më parë, para se përralla e “Dhelprave” të bëhej realitet. Disa javë më vonë vetë ish-sulmuesi e mbajti premtimin, duke u paraqitur në emisionin e tij me të mbathuara para kamerave.

Kjo ishte hera e fundit që anglezi u bë kryefjalë, por karriera e tij sportive ishte çdo gjë tjetër veçse e parëndësishme, duke qenë se me fanellat e Leicesterit, Evertonit, Barcelonës dhe Tottenhamit ai shkroi faqe shumë të rëndësishme në futboll.

I lindur në qytetin e Anglisë, që Ranieri e çoi në krye të Premier League, me fanellën e “Dhelprave”, Lineker bëri 194 ndeshje dhe shënoi 95 gola në shtatë sezone, përpara se të kalonte te Mançester City, ku në një kampionat shënoi 30 gola në 41 ndeshje.

Më pas eksperienca vazhdoi te “Blaugrana” në Barcelonë, me 42 gola në 103 ndeshje, para se të rikthehej në Premier League, me fanellën e Tottenhamit, me të cilën shënoi 67 gola në 105 ndeshje. Para se t’i jepte lamtumirën futbollit, Gary Lineker do të vishej edhe me ngjyrat e Nagoya Grampus në Japoni.

Me kombëtaren angleze ai doli në fushë në 80 ndeshje zyrtare, duke shënuar 48 gola. Te trofetë e tij spikatin dy Charity Shields, një Copa del Rey, një FA Cup dhe një Kupë të Fituesve të Kupave. Sot, ish-sulmuesi Lineker, aktualisht është një ndër opionistët më të shquar në futbollin britanik, mbush 61 vjeç.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 38-vjeçari ish i barcelonës fanellat e leicesterit futbollisti i barcelonës gary lineker kalonte te mançester city premier league te “blaugrana” në barcelonë 38-vjeçari ish i barcelonës fanellat e leicesterit futbollisti i barcelonës gary lineker kalonte te mançester city premier league te “blaugrana” në barcelonë

Sondazh

Poll