Aktualitet

Tensionet në Vaun e Dejës, Ndoj: Do përballeni me ligjin! S’duam tensione, të zbatohet dekreti i Metës

19 Qershor 2019, 16:58 Nga DOSJA
Tensionet në Vaun e Dejës, Ndoj: Do përballeni me ligjin!

VAU I DEJËS- Sekretari i Këshillit në Bashkinë Vau i Dejës, Gentjan Ndoj ka bërë një tjetër paralajmërim për të gjithë ata që nuk lirojnë ambjentet e KZAZ-ve.

Dosja.al mëson se Ndoj është shprehur se do të përballen me ligjin të gjithë ata që kundërshtojnë dekretit Ilir Meta. Më tej sekretari i Këshillit ka theksuar se ata nuk duan përasje por që ambjentet e KZAZ-ve duhen liruar ugjentisht.

Vau i Dejës është një nga zonat ku ka pasur konflikte mes forave policore dhe mbështetësve të PD-së. këta të fundit janë futur me forcë në ambjentet e KZAZ-ve dhe kanë marrë materialet zgjedhore.

Ata po zbatojnë dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kjo gjë ka shkaktuar tensione në shumë qytete të Shqipërisë.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan ndoj tensionene vaun e dejes tnsione shqiperi zbrazja e kzaz-ve gentjan ndoj tensionene vaun e dejes tnsione shqiperi zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll