Aktualitet

Del nga shtrati lumi Shkumbin! Balla paralajmëron:Rrezikohet Çerma, largoni bagëtitë

29 Nëntor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Del nga shtrati lumi Shkumbin! Balla paralajmëron:Rrezikohet Çerma,

DIVJAKË- Del nga shtrati lumi Shkumbin! Për shkak të reshjeve të dendura të shiut lumi ka dalë në fshatin Malasen dhe ka përmbytur rreth 5-6 hektarë tokë bujqësore. Ndërkohë ka shqetësime për përmbytje edhe në zona të tjera ku kalon lumi. Nga ana tjetër, deputeti socialist Taulant Balla ka paralajmëruar dalje të lumit edhe në zonën e Divjakës, duke kërkuar spostimin e mjeteve bujqësore dhe bagëtive, pasi sipas tij, prurjet e larta do të shkaktojnë dalje të lumit nga shtrati edhe në fshatrat ku kalon në këtë bashki.

Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit,“-paralajmëron Balla.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë! Vjosa del nga shtrati, probleme në të gjithë vendin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lumi shkumbin moti i keq ne shqiperi lumi shkumbin moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll