Aktualitet

Presidenti i Sllovenisë vizitë në Kosovë! Takohet me Osmanin dhe Kurtin

29 Nëntor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Presidenti i Sllovenisë vizitë në Kosovë! Takohet me Osmanin

KOSOVË– Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ditën e sotme do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë në kabinetin e saj Presidentin Pahor. “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Osmani dhe Pahor do të dalin në konferencë për media.

Më pas, Pahor do të takohet me Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, në orën 11:30. Presidenti slloven do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Ditën e djeshme,Pahor ishte në një vizitë në Beograd, aty ku ka deklaruar se është i shqetësuar për dialogun Kosovë-Serbi. Pahor theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të ishte vendimtar për paqen dhe sigurinë, si dhe për mirëqenien e njerëzve në këtë rajon.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pahor takon Osmanin: Kam ndryshuar mendim për Ballkanin e Hapur, ka shumë kundërshti

Pahor thotë se duhet të formohet Asociacioni, Osmani: Kushtetuesja nuk e lejon

Osmani takon presidentin slloven: BE të liberalizojë vizat, po humbet besueshmërinë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni borut pahor borut pahor ne kosove kosove vjosa osmani dhe borut pahor borut pahor borut pahor ne kosove kosove vjosa osmani dhe borut pahor

Sondazh

Poll