Aktualitet

Uroi me foton e diktatorit! Deputeti Çela: Figura e tij nuk mund të jetë nul

29 Nëntor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Uroi me foton e diktatorit! Deputeti Çela: Figura e tij nuk mund të

LUSHNJE-Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme me rastin e mbajtjes së homazheve për dëshmorët e Kombit në Lushnjë. Ai nuk është tërhequr nga mesazhet e djeshme që bëri në grup, duke thënë se figura e Enver Hoxhës nuk duhet të jetë nul. Deputeti u shpreh se vendi ynë kishte bërë armiq padrejtësisht të cilët më pas nga tradhtarë i kishte shpallur fitimtarë ashtu siç u bë me partinë e Legalitetin dhe me Ballin Kombëtar.

Pyetja: A ka kuptim për ju figura e Enver Hoxhës në këto festa?

Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.’- tha Çela.

 

Një ditë më parë, në grupin e “ëhatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 vjetorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bujar çela urimi me enver hoxhen bujar çela urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll