Aktualitet

Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e rrobaqepësie në Shkodër dalin në protestë

29 Nëntor 2021, 11:49 Nga DOSJA
Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e rrobaqepësie në

SHKODËR– Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore. Nga muaji korrik dhe shtator ato nuk janë papaguar. Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët. Kjo ka bërë që punonjësit të ngrihen në protestë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, është shprehur punonjëse.

Punonjësit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje. Ata kërkojnë të sigurojnë të ardhurat e familjes dhe kërkojnë drejtësi!

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër”, ka thënë një tjetër punonjëse.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoder shkoder proteste ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll