Aktualitet

Moti i keq shkakton aksident në Elbasan, disa persona të lënduar

28 Nëntor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Moti i keq shkakton aksident në Elbasan, disa persona të lënduar

ELBASAN– Moti i keq dhe lagështira në rrugë kanë shkaktuar një aksident mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se në unazën e qytetit janë përplasur dy automjete, të cilat kanë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

Menjëherë në vendngjarje kanë arritur ambulancat, pasi disa persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja.

Të gjithë janë dërguar në urgjencën e spitalit të Elbasanit, por nuk dihet detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Në urgjencën e spitalit janë dërguar disa persona, që janë lënduar nga aksidenti.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan elbasan aksident ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll