Aktualitet

Aksident fatal për të riun shqiptar në Itali,mjeti përplaset me pemën! 4 të plagosur

28 Nëntor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Aksident fatal për të riun shqiptar në Itali,mjeti përplaset

RIMINI– Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në Viale Abruzzi. Megjithatë identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.

Të aksidentuarit, të gjithë rreth të njëzetat , po udhëtonin për në Cinquecento, por mjeti i tyre u përplas me një pemë. Një vajzë është shtruar në terapi intensive në Cesena, ndërsa vajza tjetër dhe dy djemtë, gjithashtu të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë identifikuar si: D.F., 20 vjeç, italian; 21-vjeçari maroken K.B.,; B.N., një 20-vjeçare shqiptar dhe 22-vjeçarja kroate CZ. Sipas hetimeve të para, makina po udhëtonte në drejtim të detit për pushime por nuk ia kanë dalë që të çojnë deri në fund udhëtimin e tyre.

Marrë nga ilrestodelcarlino.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne itali itali aksidenti ne itali itali

Sondazh

Poll