Aktualitet

SKANDAL! Deputeti socialist Bujar Çela uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës

28 Nëntor 2021, 14:50 Nga DOSJA
SKANDAL! Deputeti socialist Bujar Çela uron Pavarësinë me foton

TIRANË– Një foto skandaloze është publikuar sot në grupin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë! Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka uruar kolegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, Çela ka dëguar në grup fotomontazhin e flamurit kuqezi, ndërsa në një cep është edhe portreti i diktatorit Hoxha.

Postimi i këtij imazhit ka revoltuar demokratin Enkelejd Alibeaj dhe kolegët e tjerë, të cilët i janë kthyer menjëherë dhe i kanë kërkuar që të kërkojë falje për të gjithë. Megjithatë në vend që të fshinte foton dhe të bënte një ndjesë publike, Çela zgjodhi që të ironizonte demokratët, duke u përgjigjur vetëm me një: Rrituni për Shqipërinë që duam!

MESAZHET E DËRGUARA NË GRUPIN E KOMISIONIT:

Enkelejd Alibeaj: Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit siç ka bërë deputeti faqezi me nr. cel. Tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizimit pavarësisht ngjyrave të sotme! O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp!

Dhurata Çupi: Turp është. Nëse s’ke dëshirë që të urosh në mënyrë qytetare dhe të pranueshme, hesht. Ky është veprim i papranueshëm.

Bujar Çela: Rrituni për Shqipërinë që duam!

Enkelejd Alibeaj: Shqipëria që do ti dhe padronët e tu qenka krimi dhe gjaku i pafajshëm i shqiptarëve. Turpi dhe mallkimi i shqiptarëve të ndershëm rëntë mbi ty dhe farën tuaj të keqe!

Isuf Çela: I nderuar koleg kushdo që të jeni ju e para nuk është korrete të dërgosh në grupin e një nga komisioneve më të rëndësishme të Parlamentit një urim me atë foto të ish-diktatorit në sfond me aq më tepër përgjigja ironike: Rrituni për Shqipërinë që duam!

Lindita Metalia: Anti-njerëzore, anti-kombëtare dhe një turp i madh akti i mësipërm! Të jesh njerëzor dhe përfaqësues i qytetarëve kërkon qytetari, vlera dhe dinjitet! Kur nuk i ke asnjerën është fatkeqësi!

Bujar Çela: Bëhu njeri dhe jeto kohën!

Por mesazhet në grup kanë vazhduar, ndaj dhe kolegu i tij Denis Deliu i sqaroi të tjerët se Çelës ia kishin vjedhur telefonin ndaj dhe nuk duhet të binin pre e provokimeve, ndërsa megjithatë ky version nuk është besuar nga demokratët. 

SHIKO EDHE: 

Bujar Çela postoi foton e Enver Hoxhës, kolegu e mbron: I kanë marrë telefonin

Uroi festën me foton e Enver Hoxhës, Bujar Çela pa pendesë: Mos më rr**ni leshtë!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bujar çela enver hoxha urimi me enver hoxhen bujar çela enver hoxha urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll