Aktualitet

Moti i keq! Pezullohet për 2 ditë lundrimi në Vlorë, Lezha e Tirana janë pa drita

28 Nëntor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Moti i keq! Pezullohet për 2 ditë lundrimi në Vlorë, Lezha e

TIRANË– Moti i keq ka pushtuar vendin tonë prej disa ditësh, duke shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Për shkak të stuhisë me të cilën po përballet vendi, e ka bërë të pamundur lundrimin në detin e Vlorës. Si pasojë e dallgëve të dendura, autoritetet portuale të qytetit bregdetar kanë urdhëruar pezullimin e lundrimeve deri në datën 30 nëntor. Por përmbytje ka pasur edhe në disa rrugë të qytetit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve.

Po ashtu, stuhia ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Prej disa orësh 15 fshatra të njësive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen në errësirë për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq. Gjithashtu disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh, siç është lagjja “Ali Demi”, zonat tek ‘Porcelani i Vjetër’, rruga “Mihal Grameno”, si edhe Unaza e Re. E njëjta situatë vihet re edhe në Fier, ku fshati Daullas ka shkëputje të energjisë. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të lagjeve në Gjirokastër.

Por moti i keq pritet të vijojë edhe gjatë javës. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe me reshje shiu, po ashtu në male nuk do të mungojë dhe dëbora. Të mërkurën do të ketë mot të qëndrueshëm por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit. Ndërsa e enjtja dhe e premtja pritet të ketë masa ajrore të paqëndrushme me reshje shiu përgjatë vijës bregdetare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Stuhi dhe reshje shiu, anulohet koncerti i organizuar nga bashkia e Vlorës

Problematika në Gjirokastër nga moti i keq, përmbyten rrugët në disa lagje

Moti i keq! Policia kudo, këshillon shoferët: Kujdes me shpejtësinë, ka ujë e gurë!

Reshje të dendura shiu, disa zona në Tiranë mbesin pa drita, OSHEE: Ka defekt!

Orikumi pa drita nga moti i keq, ankohen pronarët e bizneseve: Na dëmton shumë

Moti i keq me stuhi e reshje shiu në Lezhë, 15 fshatra mbesin pa energji elektrike

Mbërrin dimri/ Temperatura të ulëta dhe rreshje bore gjatë javës që vjen

Moti i keq dhe dallgë të dendura, pezullohet lundrimi në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll