Aktualitet

“S’ka vend këtu”/ Arrestohet shqiptari, i dënuar në Angli e Belgjikë (FT+EMRI)

28 Nëntor 2021, 18:16 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Autoritetet britanike kanë arrestuar dhe më pas dëbuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore. Mediat britanike bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shqiptarin Hazir Lala, i cili banonte në Walthamstow. Fillimisht Lala u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjeti pa siguracion në prill të vitit 2016. Asokohe u dënua me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave. 

Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë. Më vonë, ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Por ai u kthye në Mbretëri të Bashkuar.

39-vjeçari shqiptar u dënua me pesë vjet burg, por dënimi u pezullua. Lala u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe u arrestua përsëri. Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Kreu rajonal i hetimeve Jacque Beer tha se për shqiptarin nuk ka më vend në Britani.

“Hazir Lala është një trafikant i dënuar njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqiste një rrezik të papranueshëm për publikun. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet për agjencinë,”- tha ai.

Marrë nga sundayworld.com

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli hazir lala arrestohet shqiptari ne angli hazir lala

Sondazh

Poll