Aktualitet

“Motrën ma vrau qeni”/ Akuzon bashkëfshatarin se s’mbante lidhur kafshën shtëpiake

28 Nëntor 2021, 19:47 Nga DOSJA
“Motrën ma vrau qeni”/ Akuzon bashkëfshatarin se

Gëzim Hyka këmbëngul se jeta e së motrës, Dylberes, u mbyll për shkak të sulmeve nga qeni i fqinjit. Duke akuzuar bashkëfshatarin se nuk e mbante lidhur qenin, banori nga Selba e Tiranës kërkoi hetime, ndaj dhe prokuroria kreu veprime nën dyshimet se i zoti i qenit e braktisi kafshën duke rrezikuar jetën e një personi.

“Kur vdiq motra, ai filloi me e zhduk qenin, i kisha thënë ta lidhte”, thotë Hyka.

Por mjekësia ligjore pas ekzaminimeve në trupin e së ndjerës që ndërroi jetë tre javë pasi e kafshoi qeni, deklaroi se këto plagë nuk kanë qenë vdekjeprurëse, por se gruaja kishte vdekur nga infeksioni dentar. Mbi këtë argument prokuroria pushoi hetimet.

I bindur se gjykata do ta kthejë pas dosjen për hetime të mëtejshme, Gëzim Hyka thotë se ky precedent duhet të shërbeje për të tjerët.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim hyka tirane gëzim hyka tirane

Sondazh

Poll