Aktualitet

Zbulohet laboratori i drogës në Greqi, gjenden 21 kilogramë heroinë e lekë shqiptare

28 Nëntor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori i drogës në Greqi, gjenden 21 kilogramë

GREQI– Zbulohet një laborator heroine në Greqi. Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa është konfiskuar edhe 21 kilogramë heroine. Një 33-vjeçar mësohet se është “drejtori” i organizatës, ndërkohë që gjithashtu koordinon edhe trafikun e drogës.

Ndërkohë që një 36-vjeçar mësohet se është përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja, ndërsa një grua 60-vjeçare është përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit, por nuk dihen detaje të tjera nga identiteti i tyre.

Grupi prodhonte heroinë, ndërkohë që e tregtonte deri në qendër të Athinës. Përveç drogës në banesë u gjet dhe një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, e një peshore precize dhe celularë.

Marrë nga Newsbomb.gr

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi laboratori i heroines ne greqi greqi laboratori i heroines ne greqi

Sondazh

Poll